Imam Ahmed Ibn Hanbeli

Osman Nuri Topbash

Ahmed ibn Hanbeli i cili ishte një prej muhadithëve dhe fakihëve të mëdhenj që ka nxjerrë civilizimi Islam dhe i katërti i imamllarëve të medhhebeve, në të njëjtën kohë ishte i njohur edhe me fjalët e tij të urta, koncize dhe të mençura. Ngaqë ia dedikoi jetën fjalëve të bekuara të të Dërguarit të Allahut (a.s.) dhe jetoi sipas atyre rregullave, edhe fjalët e tij fituan vlera të mëdha.

Ja disa prej atyre këshillave:

“Për njeriun është e mjaftueshme pak pasuri. Ndërsa pasuria e shumtë nuk i mjafton.”

“Tevekkul do të thotë t’i dorëzohesh Allahut në të gjitha punët e tua, të pranosh se çdo gjë që të ndodh të vjen prej Tij dhe të durosh.”

“Nuk ka gjë më të dobishme për njeriun më shumë sesa të qëndrojë bashkë me të devotshmit, në mënyrë që ta rregullojë zemrën dhe të arrijë begatinë e prehjen shpirtërore.

Nga ana tjetër, nuk ka gjë më të dëmshme për njeriun sesa të qëndrojë me mëkatarët dhe t’i shikojë me dëshirë punët që bëjnë ata.” (Të menduarit e njëjtë sjellë në pah bashkimin shpirtëror.)

“Nëse një njeri privohet nga një shok i sinqertë, kjo është një humbje e madhe për të.”

“Ata që kërkojnë shokë pa gabime, mbesin pa shokë.”

“Një shok që nxehet, preket dhe zemërohet kur nuk ia jep ato që kërkon, nuk është shok i vërtetë.”

“Ushqimin duhet ta hamë me kënaqësi me vëllezërit në fe, me bujari me të varfrit dhe me dinjitet me njerëzit e tjerë.”

“Mirësitë që i konsideroni të vlefshme përpiquni t’i bëni para se t’ju dalë ndonjë pengesë.”

“Sinqeriteti është shpëtim nga fatkeqësitë e veprave.”

“Jeta e njeriut që mendon mirë kalon për së mbari.”

“Ahmed ibn Hanbeli (r.a.), ka thënë: “Për njeriun është e mjaftueshme pak pasuri. Ndërsa pasuria e shumtë nuk i mjafton.”

“Mëkatet e dobësojnë besimin.”

“Gënjeshtra e shkatërron besueshmërinë.”

“Për çdo gjë ka fisnikëri. Fisnikëria e zemrës është që të jetë e kënaqur prej Krijuesit dhe ta pranojë kaderin.”

“Në një kokë që mbart mendjemadhësi, nuk mund të gjeni mendje.”

“Klasa më idiote e njerëzve janë ata që u pëlqen të lavdërohen nga të tjerët.”

“Dija është e dobishme për njerëzit aq sa buka dhe uji.

Dija nuk është vetëm transmetim, informacione të thata dhe barrë informacioni i akumuluar në mendje.

Dija është çdo gjë e dobishme dhe me të cilën punohet.

(Dija që nuk reflektohet në praktikë është një dije e padobishme siç shprehet edhe i Dërguari i Allahut (a.s.).”

“Merita arrihet vetëm me një virtyt, dije dhe urtësi të plotë.”

“Ahmed ibn Hanbeli (r.a.), ka thënë: “Tevekkul do të thotë t’i dorëzohesh Allahut në të gjitha punët e tua, të pranosh se çdo gjë që të ndodh të vjen prej Tij dhe të durosh.”

Kur Ali el-Medini, i cili ishte prej dijetarëve të asaj periudhe, i kërkoi Ahmed ibn Hanbelit (r.a.), që ta këshillonte, Ahmed ibn Hanbeli i tha këto fjalë që i kishte rregull të jetës së tij:

USHQIMI YT LE TË JETË DEVOTSHMËRIA!

“Ushqimi yt le të jetë devotshmëria dhe botën tjetër le ta kesh gjithmonë parasysh!”

Ahmed ibn Hanbeli, rahmetull-llahi alejhi, pati mbetur jetim që në moshë shumë të vogël. Me mësimin dhe edukimin e tij u interesua nëna e vet. Ahmed ibn Hanbeli (r.a.), e filloi marrjen e dijes që në moshë të vogël. Ai mori mësime në shumë fusha duke filluar që nga hadithi e leximi i Kuranit dhe u edukua në Bagdad, në qytetin ku gjendeshin shumë dijetarë dhe figura të mëdha të tasavvufit.

Ahmed ibn Hanbeli (r.a.), nuk u mjaftua me dijetarët e këtij qyteti dhe shëtiti në shumë vende të Islamit me dashurinë për të mësuar përmendësh hadithet e të Dërguarit të Allahut (a.s.) dhe mallëngjimin për të marrë dije. Ai u përballua më vështirësi të mëdha përgjatë këtij procesi. Për shkak se nuk kishte kafshë transporti, trastat e librave i mbartte në kurriz përgjatë këtyre udhëtimeve.

Ndërsa përgjatë udhëtimit të dijes që bëri drejt Jemenit për të përfituar nga dijetari i hadithit Abdurrezzak ibn Hemmami, u detyrua t’u bënte roje deveve të karvanit ngaqë nuk kishte para të mjaftueshme.

Ai duronte kundrejt të gjitha këtyre mundimeve dhe vështirësive duke e pritur shpërblimin nga Allahu (xh.xh.).

Një herë e pa dikush që e njihte. Kur ky person i pa shënimet e shumta që kishte shkruar dhe hadithet fisnike që i kishte mësuar përmendësh, e pyeti: “Një herë shkon në Kufe, një herë tjetër shkon në Basra! Deri kur do të vazhdosh kështu?” Ahmed ibn Hanbeli (r.a.), i dha këtë përgjigje që tregonte se ai e kishte bërë parim për veten principin e Islamit për ta mësuar dijen nga djepi deri në varr:

“ME PENDË

DHE ME BOJË DERI NË VARR…”

“Ahmed ibn Hanbeli (r.a.), ka thënë: “Nuk ka gjë më të dobishme për njeriun më shumë sesa të qëndrojë bashkë me të devotshmit, në mënyrë që ta rregullojë zemrën dhe të arrijë begatinë e prehjen shpirtërore.”

Me të vërtetë, edhe pse Ahmed ibn Hanbeli mori dije deri në moshën dyzet vjeçare, e vazhdoi preokupimin me dijen duke u dhënë të tjerëve mësim të hadithit fisnik. Ndërkohë që me gjendjen e tij shfaqte edukatën dhe moralin e të Dërguarit të Allahut (a.s.), me gjuhën u transmetonte nxënësve të tij hadithet e Krenarisë së Gjithësisë, të Nderuarit tonë, të cilat arrinin numrin pesë mijë.

“Ahmed ibn Hanbeli (r.a.), ka thënë: “Nëse dikush privohet nga një shok i sinqertë, kjo është një humbje e madhe për të.”

Dikush prej nxënësve e frekuentonte mexhlisin e tij për të përfituar nga dija e imamit. Ndërsa dikush tjetër e frekuentonte për të marrë nga gjendja e tij. Siç shprehet njëri prej nxënësve të tij, në mexhliset e dijes së imamit ndjehej kënaqësia e botës tjetër. Kjo përshpirtshmëri ishte rezultat i sinqeritetit dhe devotshmërisë së imamit të madh.

Sa rob i devotshëm që ishte Imam Ahmedi i cili nuk e la asnjëherë ibadetin e natës, i cili e bëri zakon të lexonte një të shtatën e Kuranit Fisnik çdo ditë, i cili mori pjesë nëpër luftëra dhe bëri rojë përgjatë kufijve për një kohë të caktuar, në mënyrë që të mos privohej nga sevapi i xhihadit dhe i cili e kurorëzoi dijen e tij me vepër dhe veprën e tij me sinqeritet!

Shpesh herë shkonte te evliaja i madh, Bishr el-Hafiu dhe bisedonte me të. Ai ishte i lidhur me të me plot kuptimin e fjalës. Një herë nxënësit i thanë:

“O Imam! Ti je një dijetar muxhtehid në shkencat e Kuranit dhe Sunetit. Krahas kësaj, cila është urtësia që shkon shpesh te ai njeri i zakonshëm?”

Imami i madh u dha këtë përgjigje:

“Po, gjërat që i përmendët unë i di më mirë se ai, por ai e njeh më mirë se unë Allahun e Lartësuar. Domethënë, ka marrë më shumë pjesë se unë nga “marifetull-llahu / njohja e Allahut”…”

Për disa çështje që nuk mund t’i zgjidhte shkonte dhe pyeste Maruf el-Kerhin i cili ishte prej miqve të Allahut. Kur e pyetën për shkakun e kësaj, dha si shembull këtë ngjarje që ka ndodhur ndërmjet Krenarisë së Gjithësisë, të Nderuarit tonë dhe sahabëve:

Sahabët e nderuar e pyetën të Dërguarin e Allahut (a.s.):

“O i Dërguari i Allahut! Çfarë të bëjmë nëse nuk e gjejmë dot në Kuran dhe Sunet çështjen për të cilën kërkojmë?”

Pejgamberi iu përgjigj:

“Pyetni njerëzit e devotshëm dhe konsultohuni me ata për atë!”

Edhe Ahmed ibn Hanbeli, ashtu si imamllarët e tjerë të medhhebeve tona, i ka vlerësuar njerëzit e devotshëm dhe ka pirë nga keutheri i përshpirtshmërisë së tyre derisa është ngopur.

Në këtë mënyrë, falë pastrimit dhe dëlirjes shpirtërore, cilësitë e tij morale u bënë më të kulluara, të sinqerta dhe të buta.

“Ahmed ibn Hanbeli (r.a.), ka thënë: “Shoku i cili nxehet, preket apo zemërohet kur nuk ia jepni ato që dëshiron, nuk është shok i vërtetë.”

Prej shumë cilësive etike të tij vlen të përmenden të mjaftuarit me atë që ka dhënë Zoti dhe mbështetja te Zoti (xh.xh.).

HEROI I ASKETIZMIT DHE VARFËRISË

Zemrën e kishte të pasur me thesarin e mjaftueshmërisë me atë që ka dhënë Zoti, por materialisht ishte i varfër. Për shkak se nuk i mjaftonin për jetesë para e qirasë që merrte nga tezgjahu i thurjes të cilin e kishte trashëgimi nga i ati, nganjëherë shumonte libra me pagesë, nganjëherë bënte rripa dhe nganjëherë tjetër shiste copën që e thurte bashkëshortja e tij. Nganjëherë ndodhte që të mblidhte bashkë me nevojtarët e tjerë mbetjet nëpër ara pasi korreshin të mbjellat. Kur nuk gjendej gjë për të ngrënë e për të pirë në shtëpinë e tij, gëzohej në vend që të mërzitej. Pastaj i lagte thërrimet e bukës, u hidhte pak kripë dhe i hante. Për atë pak gjë që hante, thoshte:

“Edhe këto janë shumë për udhëtarët e jetës së përkohshme.” Ai nuk i lavdëronte ushqimet e shtrenjta. Kur i jepnin prej tyre, ose i shijonte pak, ose nuk hante fare prej tyre.

“Ahmed ibn Hanbeli (r.a.), ka thënë: “Ushqimin duhet ta hamë me kënaqësi me vëllezërit në fe, me bujari me të varfrit dhe me dinjitet me njerëzit e tjerë.”

Shkaku shpirtëror që ai përpiqej për t’u mjaftuar me aq sa i duhej nefsit në jetën ditore ishte që ta bënte zemrën me fletë duke e frenuar trupin.

Sepse njeriu merr ndikime të mëdha nga ato që ha, ato që pi dhe nga shoku i tij.

Një njeri evlia i cili quhej Ebu Hafs Omer ibn Salih Tarsusi, i bëri këtë pyetje Ahmed ibn Hanbelit:

“Me çfarë zbuten zemrat?”

Imami e uli kokën dhe pasi mendoi pak iu përgjigj:

“Bir! Zemrat zbuten me ushqim hallall.”

Ahmed ibn Hanbeli krahas asketizmit dhe të mjaftuarit me atë që i kishte dhënë Zoti, ishte i pashoq edhe për sa i përkiste zemrës së ngopur dhe tevekkulit, domethënë për sa i përkiste mbështetjes vetëm te Allahu pa ia shtrirë dorën askujt. Imami nuk i pranonte jo vetëm propozimet e udhëheqësve, por edhe të hoxhallarëve dhe të atyre që e donin. Ai mjaftohej me disa kafshata që i fitonte më djersën e ballit. Birit të tij i cili e qortoi duke i thënë se i kishte refuzuar dhuratat e shumë dijetarëve, i lexoi këtë ajet fisnik:

“…Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe më i qëndrueshëm.” (Taha, 131)

Imam Ahmedi, i cili ishte shumë i përpiktë për të mos i nënshtruar mirësitë e kësaj bote ndaj dëshirave të nefsit, edhe pse ishte shumë i kujdesshëm në çështjen e asketizmit dhe devotshmërisë, jetonte në modesti dhe thjeshtësi. Ai i kujtonte shpesh virtytet e të mëdhenjve të Islamit para tij dhe ankohej duke thënë:

“Ku ishin ata, ku jemi ne!..”

Ai priste mysafirë në shtëpinë e tij në të cilën nuk gjendej gjë tjetër përveç një hasre të vjetër dhe disa tasave e tenxhereve. Ata i nderonte me bukë të thatë ngaqë nuk mund të bënte asgjë më shumë dhe i respektonte me sjellje të larta. Kur i vinin në dorë tre-pesë dërhemë, menjëherë ua jepte të afërmve nevojtarë apo atyre që i kërkonin ndihmë.

“Ahmed ibn Hanbeli (r.a.), ka thënë: “Mirësitë që i konsideroni të vlefshme përpiquni t’i bëni para se t’ju dalë ndonjë pengesë. Sinqeriteti është të shpëtuarit nga fatkeqësitë e veprave.”

Ahmed ibn Hanbeli siç jetonte me asketizëm dhe varfëri në jetën materiale, ashtu jetonte edhe në jetën shpirtërore.

ÇFARË ËSHTË ASKETIZMI?

Kur u pyet:

“Çfarë është asketizmi?”, ai u përgjigj:

“Asketizmi është tre llojesh:

I pari: Asketizmi i popullit injorant që përbëhet nga lënia e harameve.

I dyti: Asketizmi i dijetarëve. Ky përbëhet nga largimi prej tepricës së hallalleve. Përdorimi i tyre sa më pak të jetë i mundur, domethënë vetëm sa të kenë nevojë.

I treti: Asketizmi i të urtëve. Ky përbëhet nga lënia e çdo gjëje që të bën të harrosh Allahun Teala.”

“Ahmed ibn Hanbeli (r.a.), ka thënë: “Jeta e njeriut që mendon mirë, kalon mirë.” “Mëkatet e dobësojnë besimin.”

Asketizmi dhe tevekkuli i tij ishte larg rrugës që ndjekin të shkretët që e lënë punën në këtë botë dhe u shtrijnë dorën njerëzve, sepse asketizmi i vërtetë nuk është privimi nga pasuria, por që pasuria të mos sundojë zemrën.

Një ditë Imami u pyet:

“A pasuria apo varfëria është më e virtytshme?” Ai u përgjigj kështu:

“Bëj tregti në pazar dhe mos ua shtri dorën njerëzve. Nuk di se ka virtyt më të madh sesa të mos ua shtrish dorën njerëzve.”

Edhe një cilësi tjetër dalluese e Imam Ahmed ibn Hanbelit, i cili nuk ua shtrinte dorën njerëzve dhe i cili ia shprehte nevojat e veta vetëm Allahut, ishte dashuria e veçantë ndaj të Dërguarit të Allahut (a.s.), me hadithet fisnike të të cilit preokupohej.

SHËRIMI I TEBERRUKUT

Dashuria që ndjente ndaj të Dërguarit të Allahut (a.s.), e bëri Ahmed ibn Hanbelin një prej dijetarëve të mëdhenj të hadithit prej paraardhësve të devotshëm. Gjithashtu u bë shkak që të linte vepra shumë të vlefshme në këtë fushë.

Sa mësimdhënës që janë këta shembuj teberruku (begatie) që reflektojnë dashurinë që ai kishte ndaj Krenarisë së Gjithësisë, të Nderuarit tonë (a.s.):

Tregon biri i Ahmed ibn Hanbelit (r.a.), Abdullahu:

“Babai merrte një fije prej flokëve të Resulullahut (a.s.), e vendoste mbi buzë dhe e puthte. Babanë e kam parë duke e vendosur edhe mbi sy fijen e flokëve të të Dërguarit të Allahut (a.s.).

Ai e fuste në ujë fijen e flokut të Resulullahut (a.s.) dhe pastaj e pinte atë ujë. Me këtë ujë (begatinë e tij) kërkonte shërim nga Allahu Teala.

Një ditë babai mori tasin në të cilin pinte ujë Resulullahu (a.s.). Pastaj e lau atë në një enë të gjerë dhe piu nga ai ujë.

Përsëri ai pinte nga uji i zemzemit me nijetin e shërimit dhe me të lagte duart dhe fytyrën.” (Dhehebi, Sijeru A’lami’n-Nubela, Bejrut 1986-1988, XI, 212.)

“Ahmed ibn Hanbeli (r.a.), ka thënë: “Për çdo gjë ka fisnikëri. Fisnikëria e zemrës është që ajo të jetë e kënaqur nga Krijuesi dhe të pranojë kaderin.”

Lidhja shpirtërore e Imam Ahmed ibn Hanbelit me të Dërguarin e Allahut (a.s.), arriti deri në atë masë saqë transmetohet se tri hadithe fisnike i ka marrë në ëndërr nga vetë Resulullahu, (a.s.).

Kjo dashuria e madhe i ngarkoi atij një detyrë:

VUAJTJA PËR MBROJTJEN E BESIMIT

“Ahmed ibn Hanbeli (r.a.), ka thënë: “Në një kokë që mbart mendjemadhësi, nuk mund të gjeni mendje.” “Klasa më idiote e njerëzve janë ata që u pëlqen të lavdërohen nga të tjerët.”

Për shkak të situatave jashtëzakonisht kritike si preokupimi i tepërt me filozofinë dhe lartësimi i mendjes mbi revelatën hyjnore, u shfaqën disa fraksione të devijuara në botën islame të cilat dolën jashtë rrugës së ehli sunet ve’l-xhematit.

Mutezileja, e cila ishte njëra prej këtyre, në periudhën e Ahmed ibn Hanbelit mori nën ndikim kalifët abbasitë.

Udhëheqësit e helmuar me mendime të devijuara filluan t’i merrnin në hetim me imponim të gjithë dijetarët dhe t’ua impononin mendimet e tyre duke përdorur fuqinë e pushtetit. Shumë dijetarë i pranuan formalisht mendimet e atyre për të shpëtuar nga padrejtësia dhe presioni përgjatë këtyre ngjarjeve që në historinë islame u quajtën “mihne”. Ndërsa Imam Ahmed ibn Hanbeli (r.a.), tha të drejtën dhe shprehu bindjen që kishte në zemër.

Fillimin e kësaj ngjarjeje e tregon si më poshtë Rabi ibn Sulejmani, i cili ishte prej nxënësve të Imam Shafiut:

Një ditë Imam Shafiu më tha:

“Rabi! Merre këtë letër dhe çoja Ahmed ibn Hanbelit! Pastaj më sill përgjigjen e tij!”

Edhe unë e mora letrën dhe shkova në Bagdad. Në namazin e mëngjesit u takova me Imam Ahmed ibn Hanbelin (r.a.). Namazin e mëngjesit e fala pas tij.

Pasi Imam Ahmedi u largua nga mihrabi, iu afrova, i dhashë letrën dhe i thashë:

“Kjo është një letër që ua ka dërguar vëllai juaj nga Egjipti, Imam Shafiu.”

Ai më pyeti nëse e dija se çfarë përmbante letra. Unë i thashë se nuk dija gjë. Pas kësaj Ahmed ibn Hanbeli e hoqi vulën mbi letër dhe filloi ta lexonte. Papritur sytë iu mbushën me lot. Unë i thashë:

“O Imam! Qoftë për mirë, inshallah! Çfarë shkruan në letër?”

Filloi të më tregonte:

“Imam Shafiu paska parë në ëndërr Pejgamberin (a.s.). I Dërguari i Allahut i paska thënë:

“Shkruaji një letër Ahmed ibn Hanbelit dhe jepi selam edhe prej meje. Me të vërtetë ai do të përballet me një fitne të madhe dhe do t’i kërkohet të thotë se Kurani është i krijuar. Kurrë të mos i bindet kësaj kërkese! Allahu do ta bëjë emrin e tij të përmendet deri në kiamet dhe do ta lartësojë.””

“Ahmed ibn Hanbeli ka thënë: “Dija është e dobishme për njerëzit aq sa buka dhe uji. Dija nuk është vetëm transmetim, informacione të thata dhe barrë informacioni i akumuluar në mendje. Dija është çdo gjë e dobishme dhe me të cilën punohet.”

Unë i thashë:

“O Imam! Sa përgëzim i madh që është ky për ty!”

Nisur nga kjo, Imam Ahmedi e hoqi këmishën nga gëzimi dhe ma dha mua.

Pasi mora letrën me përgjigjen e Ahmed ibn Hanbelit, u ktheva në Egjipt.

Letrën ia dhashë Imam Shafiut.

Nisur nga kjo Imam Shafiu më tha:

“Nuk dua të të mërzis duke ta marrë atë këmishë që ta ka bërë dhuratë. Por të paktën fute atë në ujë dhe ma jep mua atë ujë, në mënyrë që edhe unë të bëhem ortak me ty në begatinë e asaj këmishe.”

Ja solidariteti dhe dashuria që kishin ndaj njëri-tjetrit dijetarët e sinqertë dhe të devotshëm…

Ja lidhja e tyre me dashuri ndaj të Dërguarit të Allahut (a.s.)…

“Dikush i bëri këtë pyetje Ahmed ibn Hanbelit: “Me çfarë zbuten zemrat?” Imam uli kokën dhe pasi mendoi pak, i tha: “Bir! Zemrat zbuten me ushqim hallall.”

Ëndrra u realizua. Imam Ahmedi, si shumë dijetarë të tjerë, u imponua për të thënë se “Kelamu’ll-llah / Kurani” është i krijuar.

Shumë prej tyre shpëtuan nga përndjekja duke bërë komentime të ndryshme.

Por Imam Ahmed ibn Hanbeli, siç shprehet “miku i Zotit” Bishr el-Hafiu, shfaqi një durim prej pejgamberi dhe doli si flori i pastër nga zjarri në të cilin u hodh.

DURIMI PREJ PEJGAMBERI

Ai nuk bëri lëshime prej atyre që besonte. Për shkak të kësaj u rrah me kërbaç për ditë të tëra dhe me pranga në duar e bënë të ecte nga Bagdadi deri në Tartus. U burgos njëzet e tetë muaj. Pastaj u mbajt nën vëzhgim. U ndalua që të jepte mësim dhe t’u mësonte hadithe të tjerëve…

Ai duroi kundrejt të gjitha këtyre torturave për ta mbrojtur fisnikërinë e Islamit dhe nderin e dijes kundrejt fuqisë së arrogancës.

Edhe kjo është një e vërtetë se;

Kontradiktat që përjetuan katër imamllarët e medhhebeve tona me qeveritë e atyre periudhave dhe vuajtjet që hoqën prej tyre, ishte që feja jonë sublime të mbartej në kohët e ardhshme siç e ka lënë amanet i Dërguari i Allahut (a.s.).

Po ta kishte ulur kokën Ahmed ibn Hanbeli si të shkujdesurit, Allahu na ruajt, do të dobësohej besimi i ehli sunetit dhe të gjitha mendimet e një fraksioni të devijuar që pati ndikuar te udhëheqësit zullumqarë, hap pas hapi do të bëheshin zyrtare.

Ahmed ibn Hanbeli (r.a.), i hoqi këto vuajtje, por u bë përkthyesi i ndjenjave të umetit. Ai i çliroi zemrat me qëndrueshmërinë dhe trimërinë e tij. Edhe pse vetë nuk donte aspak, fama e tij u përhap në të gjithë botën islame. Ai i mposhti i vetëm të gjithë zullumqarët.

“Imam Ahmedi, si shumë dijetarë të tjerë, u imponua për të thënë se “Kelamu’ll-llah / Kurani” është i krijuar, por ai nuk bëri lëshime prej atyre që besonte. Për shkak të kësaj u rrah me kërbaç për ditë të tëra, u syrgjynos dhe u burgos. Kështu shfaqi sublimitetin e Islamit.”

Ai e konsideronte edhe famën si një fatkeqësi dhe me personalitetin modest që kishte, thoshte se dëshironte të jetonte pa u njohur në njërën nga lagjet e Mekës.

Por për shkak të dashurisë që kishte ndaj Allahut dhe të Dashurit të Tij, Zoti e bëri atë të dashur të robërit e Vet.

Aq sa kur ndërroi jetë, xhenazja e tij u bë dëshmitare e kësaj dashurie të jashtëzakonshme:

XHENAZJA QË U BË SHKAK PËR UDHËZIM

Njerëzit u dyndën si rrëkeja edhe nga krahinat e tjera përreth Bagdadit për të falur namazin e xhenazes së Ahmed ibn Hanbelit. Në namazin e xhenazes së tij morën pjesë me mijëra besimtarë.

“Tregon biri i Ahmed ibn Hanbelit: “Babai merrte një fije prej flokëve të Resulullahut (a.s.), e vendoste mbi buzë dhe e puthte. Babanë e kam parë duke e vendosur edhe mbi sy fijen e flokëve të të Dërguarit të Allahut (a.s.).”

Atë ditë shumë njerëz prej çifutëve dhe të krishterëve në qytet u bënë myslimanë duke parë përcjelljen madhështore të kësaj xhenazeje.

Bijtë e vet që i edukoi, mbajtën gjallë Musnedin dhe medhhebin e tij.

Hanbelizmi, i cili është njëri prej katër medhhebeve të vërteta që akoma ekzistojnë dhe që kanë pasues, është formuar rreth mendimeve të Ahmed ibn Hanbelit (r.a.).

Jeta edhe e këtij dijetari të madh, i cili ishte monument i asketizmit, devotshmërisë, mjaftueshmërisë me atë që ka dhënë Zoti, qëndrueshmërisë dhe dashurisë, kaloi me shërbime fetare të natyrës sadakatun xharije – lëmoshë rrjedhëse në dije dhe urtësi.

Allahu i Lartësuar na bëftë prej robërve të Tij që e praktikojnë Islamin me dashuri dhe që e mbrojnë me një fuqi dhe qëndrueshmëri të madhe! Na bëftë umet të lidhur me dashuri ndaj Resulullahut dhe robër adhurues të devotshëm ndaj Tij!

Na ruajt nga mashtrimi prej kësaj bote e kënaqësive të saj dhe nga humbja e botës tjetër e shpërblimet e saj!

Amin!..

Artikuj të ngjashëm